Shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov në kuadër të vizitës dyditore punuese në Berlin sot do të marrë pjesë në takimin e dytë të rangut të lartë me iniciativë gjermano-franceze për kontroll të përgjithshëm të armës së vogël dhe të lehtë në vendet e Ballkanit Perëndimor, me të cilën do të kryesojnë ministrat e punëve të jashtme të Gjermanisë dhe të Francës, Heiko Maas dhe Zhan-Iv Le Drian.
Siç u paralajmërua nga MPJ-ja, në margjinat e konferencës janë paraparë edhe takime të Dimitrovit me kolegë të tij dhe pjesëmarrës tjerë të lartë të ngjarjes, si komisari për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhei, ndërsa ai do të marrë pjesë edhe në drekën e punës, të organizuar nga ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Mas.
Dimitrov dje në kuadër të ditës së parë të vizitës së punës në Berlin, në takim me ministrin shtetëror pranë Ministrisë federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, kompetent për Evropë, Michail Roth, kërkoi të shfrytëzohet mundësia e parë e ardhshme për miratimin e vendimit të shumëpritur dhe të merituar për fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në.
“Disa herë gjatë një viti e gjysmë ishim shumë afër deri te arritja e suksesit dhe valorizimin e përpjekjeve të përbashkëta për hapjen e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut. Nëse dëshirojmë të jepet inkurajim i mëtejshëm për proceset reformuese dhe të mos vijë deri te minimi i arritjeve të rëndësishme që vendi i ka arritur, si dhe të ruhen kredibiliteti dhe ndikimi i BE-së në rajon, është e domosdoshme të shfrytëzohet mundësia e parë e ardhshme për miratimin e vendimit të shumëpritur dhe të merituar”, tha ministri Dimitrov.
Në takim, është bërë përmbledhje e gjendjeve aktuale në Maqedoninë e Veriut, rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe në nivel të BE-së lidhur me diskutimet me metodologjinë e re për negociata aderuese dhe ndërtim të konsensusit mes vendeve-anëtare për vendim për fillim të negociatave.
Ministri Roth theksoi se e ndajnë zhgënjimin për shkak të pamundësisë që Maqedonia e Veriut ta bëjë hapin e merituar përpara.
Shefi i diplomacisë Dimitrov realizoi takim edhe me Jan Heker, këshilltar për politikë të jashtme i kancelares Angela Merkel, ku u theksua mbështetja e kabinetit të kancelares për hapje të negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut.
Vizita po ndodh në periudhë të angazhimit të përforcuar në prag të diskutimeve në nivel të BE-së për metodologjinë e azhurnuar të Komisionit Evropian për udhëheqjen e negociatave aderuese, si dhe vendimi për Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave./Telegarafi/
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...