Ditën e parë të vizitës së punës në Berlin, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, e filloi me një brifing me Grupin Parlamentar për Politikë të Jashtme të partive Unioni Kristian Demokratik (CDU) dhe Unioni Kristian Social (CSU) në Bundestag, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se “ministri Dimitrov para ligjvënësve gjermanë ka paraqitur suksesin e arritur në marrëdhëniet me vendet fqinje, kryesisht përmes marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë, dhe ka ofruar një pasqyrë të shkurtër të rezultateve të reformave dhe pritshmëritë e vendit drejt një vendimi në qershor të këtij viti për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).
“Maqedonia e Veriut këtë vit paraqet një rast shprese dhe inkurajimi për rajonin dhe Evropën. Të mbështetur nga arritjet, sot në Berlin ne ofrojmë argumente se pse është e rëndësishme që miqtë tanë gjermanë të na mbështesin në hapjen e derës së ardhshme të udhëtimit tonë evropian. Kemi bërë shumë, por na pret më shumë punë për të arritur qëllimin e dëshiruar, një realitet të ri evropian, përmes një reforme thelbësore dhe transformim themelor të shoqërisë dhe shtetit. Një njohje e qartë e përpjekjeve tona do të thotë konsolidim i arritjeve dhe nxitje shtesë në këtë rrugë, si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për të ardhmen evropiane të gjithë rajonit”, ka thënë Dimitrov.
Me këtë rast, deputeti Jürgen Hart, zëdhënës për Politikën e Jashtme të koalicionit CDU/CSU dhe anëtar i grupit të punës, i cili kryesoi takimin, tha se “pas një hapi të guximshëm në tejkalimin e kontestit me Greqinë të vjetër me dekada, Maqedonia e Veriut ka mbështetjen tonë të plotë për anëtarësim në BE dhe NATO”.
Në kuadër të takimeve të sotme në Bundestag, ministri Dimitrov u takua me kreun e grupit parlamentar të CDU/CSU-së, Ralph Brinkhaus, me të cilën kanë diskutuar zhvillimet e fundit në procesin e integrimit evropian të vendit dhe mbështetjen dhe pozicionet e CDI/CSU-së në këtë kontekst, si dhe tema të tjera me karakter rajonal.
Vizita e sotme do të vazhdojë me takime me përfaqësues të kancelares gjermane Angela Merkel.
Nesër, në aktivitetet e ditës së dytë të vizitës, do të përfshihet edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, me ç’rast është planifikuar një brifing i përbashkët para Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane të Bundestagut, në të cilin do të prezantohet avancimi dhe gatishmëria e vendit për fillimin e bisedimeve të pranimit me BE-në, përpara takimit të Këshillit të BE-së në qershor.
Takime janë paraparë edhe me ministrin për Evropën, Michael Roth, dhe lideren e re të CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...