Google ADS

Dimitrov: Na nevojitet mbështetje nga Lituania mike për kompletimin e BE-së me Maqedoninë e Veriut

15:32 | 12 Shkurt 2021
V. S.

Dosja e Maqedonisë së Veriut në Bruksel ishte e pastër dhe e pakushtëzuar, por megjithatë krahas përpjekjeve të forta të kryesimit gjerman hapja formale e negociatave në kuadër të konferencës ndërqeveritare akoma nuk ndodhi për arsye të mospajtimit të një shteti, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në fjalimin në takimin e Grupit Parlamentar për bashkëpunim midis Maqedonisë së Veriut dhe Lituanisë.

Siç kumtoi Sekretariati për Çështje Evropiane, në takimin kushtuar zhvillimit të bashkëpunimit lidhur me procesin e integrimit evropian të vendit, Dimitrov para parlamentarëve lituanezë iu referua historisë së integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe pengesave që më shumë se një dekadë e lënë vendin tonë në dhomë pritje të BE-së, mirëpo përfundimisht mori dritë jeshile në mars të vitit të kaluar.

Dimitrov tregoi qëndrimin e fuqishëm për përkushtimin e mëtejmë të procesit të brendshëm reformues.

“Evropianizimi na nevojitet që ta sjellim Evropën brenda”, theksoi Dimitrov, duke potencuar se procesi i aderimit është i nevojshëm pikërisht si mjet për reforma.

Zëvendëskryeministri kërkoi mbështetje nga Lituania për procesin e zgjerimit, duke theksuar se në të vërtet bëhet fjalë për kompletimin e Evropës.

“Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut me BE-në do të jetë sukses edhe për vendin tonë, por edhe për të gjitha vendet-anëtare dhe vetë BE-së”, shtoi Dimitrov.

Ai iu referua bashkëpunimit të vendosur me Lituaninë në grupin Vilnus, si platformë për mbështetjen e procesit të inkuadrimit drejt NATO-s.

“Atëherë u dakorduam që të gjithë së bashku të bashkëpunojmë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, dhe me hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO u rrumbullakua i gjithë ky bashkëpunim”, theksoi Dimitrov, duke shtuar se bashkëpunimi tani duhet të vazhdojë për procesin e aderimit në BE.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme