Dimitrov: Më vjen keq që nuk kaloi amendamenti për retorikën bullgare

21:12 | 25 Mars 2021
A. B.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov përshëndeti miratimin e Raportit për Maqedoninë e Veriut nga Parlamenti Evropian, por shprehu keqardhje që nuk kaloi amendamenti i Të gjelbërtëve dhe Socialdemokratëve në lidhje me retorikën bullgare.

Amendamenti ku dënohej retorika provokuese e Bullgarisë drejt Maqedonisë së Veriut nuk kalo për shkak të bllokimit të eurodeputetëve të PPE-së dhe Konservatorëve Evropian.

“Dëshiroj ta përshëndes miratimin e Rezolutës së PE-së me shumicë. Shpreh keqardhje që nuk u miratuan amendamentit 3 dhe 40 të grupit PPE, dhe dëshiroj të shpreh keqardhje që amendamenti 2 i Fajon, Belka dhe Sider nuk kishte përkrahjen e shumicës”, tha Dimitrov.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme