Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov ka shfaqur keqardhje për shkak të deklaratave të shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq.
Daçiq ka thënë në Athinë se Serbia ka gabuar që e ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues të saj.
“Shfaq keqardhje për shkak të deklaratës së Ivica Daçiqit. Maqedonia dhe Serbia kanë qenë pjesë e një shteti federal dhe kanë pasur aq shumë gjëra të përbashkëta. Jam i bindur se dy popujt miq preferojnë të kenë marrëdhënie të bazuara në respektimin e ndërsjellë, kuptimin dhe në frymën evropiane”, citon b92 të ketë thënë në kumtesën e vet Dimitrov.
Këto deklarata, sipas fjalëve të tij nuk do t’i ndihmojnë as Maqedonisë, as Serbisë dhe as gjithë rajonit.
“Mos të harrojmë, në rajon ngrihemi e biem bashkë” ka thënë Dimitrov.
Gjatë vizitës së tij në Athinë, Daçiq duke folur me shefin e diplomacisë greke Nikos Kotziass ka thënë se Shkupi gjithmonë ka pasur qëndrim negativ ndaj pozicionit të Beogradit në raport me Prishtinën.
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...