Më 15 tetor do të kemi takim me historinë. Shpresoj se atëherë do ta fillojmë procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Katërmbëdhjetë vjet jemi shtet kandidatë për anëtarësim, humbën një gjeneratë të tërë, duhej lidership që të kuptohet se me punën dhe mundin tonë mund ta ecim para. Këtë e theksoi sot shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov gjatë fjalimit në Samitin e Ballkanit Perëndimor që mbahet në Shkup, në organizim të “The Economist”.
“Pasi e zgjidhëm atë të pazgjidhshmen, por edhe nga ndryshimet e dukshme trendi i të cilëve është i dukshëm, fillimi i negociatave do të jetë stimulim që BE-ja ta ruaj historinë evropian të vendit”, tha Dimitrov.
Sipas tij, vendimi pozitiv do të jetë situatë uin-uin si për neve, ashtu edhe për fqinjët tonë, por edhe për tërë Unionin, por nëse qoftë se nuk ndodh kjo, BE-ja rrezikon ta humb besueshmërinë dhe ndikimin e sa në këtë proces./alsat
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...