Nënshkrimi i marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë do të ndodhë gjatë këtyre ditëve, deklaroi kreu i diplomacisë së Maqedonsië, Nikolla Dimitrov në intervistë për Deutsche Welle, pas takimit dypalësh me homologun e tij gjerman, Heiko Maas.
“Do të ndodhë këto ditë, teksti i marrëveshjes duhet të kalojë në Qeveri. Do të shohim se çka ndodh edhe në Athinë, edhe atje ka turbulenca politike, a do të ketë diçka të veçantë në Parlamentin grek, ose nuk do të ketë, nënshkrimi mund të realizohet këtë funjavë, mund të bëhet edhe menjëherë pas fundjavës”, tha Dimitrov.
Në pyetjen e gazetarit nëse në nënshkrimin e marrëveshjes do të marrin pjesë përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, Dimitrov tha: “Do të jenë të pranishëm mysafirë të rëndësishëm sepse, siç thash tani në botë nuk ka mundësi për suksese tjera të mëdha diplomatike dhe është mirë qV një pune të këtillë t’i jepet peshë”
Në lidhje me takimin e djeshëm me kryetarin Gjorge Ivanov, ai tha se të gjithë në Maqedoni duhet t’i bashkojnë forcat rreth një postulati bazë, pa dallim të qëndrimeve në lidhje me marrëveshjen me Greqinë.
Lista e frutave më të mira të dimrit – Plot shije dhe vlera ...
Reali “gjunëzohet” në “Anfield”, Liverpooli vazhdon të jetë ...
Inxhinieri gjen mesazhin 132-vjeçar në shishe
Keni vazhdimisht të ftohtë? Këto janë arsyet e mundshme pse ...
Po rikthehet modeli legjendar Toyota Celica
Liverpooli dyfishon epërsinë ndaj Real Madridit