Dimitrov: Marrëveshja e Prespës i hoqi pengesat me Greqinë dhe e hapi rrugën drejt BE-së

11:31 | 26 Mars 2019
Arbresh.info

“Prespa ka hequr pengesën në marrëdhëniet tona me Greqinë, por njëkohësisht edhe ndërtoi urë drejt integrimeve të BE-së në vendin tonë. Me Marrëveshjen e Prespës arritëm diçka që Shuman, një prej baballarëve ideatorë të Bashkimit Evropian do ta përshkruante “de fakto solidaritet përmes veprave konkrete”.

Këtë e theksoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov në ligjërimin e hapur për opinion me temë “Në Evropë përmes Prespës: Integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut”, që u mbajt dje gjatë vizitës njëditore me ftesë në Universitetin në Grac të Austrisë, përcjell Telegrafi Maqedoni, shkruan Telegrafi.

Siç njoftojnë nga MPJ, Dimitrov ka folur edhe për hapat reformatore që aktivisht po ndërmerren në rrugën drejt integrimit të BE-së.

Gjatë vizitës së tij, Dimitrov realizoi takim edhe me rektorin e Universitetit Krista Nojler. Ai mbajti edhe debat joformal me akademikët dhe biznesmenët në të cilin u fokusua në proceset reformatore, ndërsa veçanërisht në hapat që janë ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit.

Në takimin me këshilltarin shtetëror të ekonomisë, turizmit, Evropës, shkencës dhe investigimeve në Qeverinë lokale të rajonit Shtajermark, Barbara Ajbinger, u këmbyen mendime për integrimin evropian të vendit, si dhe për mundësitë për realizimin e projekteve konkrete për thellimin e bashkëpunimit të plotë mes rajonit Shtajermark dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme