Në Washington sot mbahet mbledhja e NATO-s në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme, ku për herë të parë, në cilësinë e “vendit të ftuar” do të marrë pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
“Jemi të fuqishëm aq sa është e fortë ushtria dhe ekonomia dhe aq sa janë të fuqishme institucionet demokratike. Por, të fuqishëm jemi edhe aq sa kemi miq! Asnjëherë më nuk do të jemi të vetëm. Me ne do të jenë 29 aleatët e NATO-s, një për të gjithë, të gjithë për një”, ka theksuar ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në fjalimin e tij në ngjarjen “NATO Engages: The Allieance at 70”, në Washington, njofton Telegrafi Maqedoni.
Dimitrov së bashku me ministrin grek për Punë të Jashtme, Georgios Katrougalos, siç njoftojnë nga MPJ, kanë diskutuar për rolin e lidershipit në tejkalimin e dallimeve historike, si çelës për zgjidhjen e kontesteve.
Pas fjalimit, Dimitrov ka pasur takime me ministrat e Punëve të Jashtme të Turqisë, Belgjikës, Islandës, Italisë dhe Sllovenisë, ku përqendrimi ka qenë ratifikimi i protokollit në NATO. Dimitrov ka pasur intervistë për “Zërin e Amerikës”, dhe bashkërisht me ministrin Katrougalos, ka qenë i ftuar në PBS News Hour.
Më parë, Dimitrov ka pasur takime me sekretarin shtetëror të ShBA-ve Mike Pompeo ku ia ka përcjellë angazhimin e fuqishëm të ShBA-ve për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në Aleancë në fund të këtij viti.
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi