Nëse edhe këtë vit nuk ka progres në drejtim të zgjerimit të BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor, ideja për Ballkan evropian do të zbehet, tha sot zëvendës kryeministri për Çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov.
Dimitrov tha se ky vit shënon dy dekada nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, të cilën Maqedonia e nënshkroi e para në rajon.
“Pas nesh ishte Kroacia, e cila këtë vit shënon tetë vjet anëtarësim ndërsa ne nuk kemi filluar procesin e anëtarësimit. Me të gjitha të metat dhe papërsosmëritë tona, ne po shkojmë përpara, siç tregoi dje raporti i Freedom House. Kemi zgjidhur një problem që është vështirë të zgjidhet dhe nëse këtë nuk e njeh BE, madje edhe fqinjët tanë, atëherë e gjithë e ardhmja evropiane në Ballkan do të zbehet.
Ne do të jemi gjithnjë e më pak në gjendje të bindim qytetarët se kjo është reale dhe e realizueshme dhe se duhet t’u besojmë fjalëve, deklaratave, vendimeve të vendeve anëtare”, tha Dimitrov.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’