Në kushte të paparashikumërisë në botë, me metodologjinë e re dhe me Raportin plotësues për progres kemi përbërës të rëndësishëm për sukses. Në Samitin në Zagreb në fillim të majit, kontributi i Evropës është i madh. Do të na duhet menaxhim politik të vendimeve: më pak qasje dogmatike nga ana e mbështetësve, qasje më vizionare nga ana e vendeve-anëtare skeptike, që sa më shpejt ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të sigurojnë situatë fituese edhe për Evropën edhe për rajonin.
Këtë e theksoi ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, në sesionin përfundimtar të ditës së dytë nga Forumi Tink Tenk në Shkup të organizuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis”, në
bashkëpunim me Këshillin Evropian për Marrëdhënie të Jashtme – Zyra Sofje që është pjesë e programit të bashkëkryesimit të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me Procesin e Berlinit në vitin 2020.
Sipas Dimitrovit, kemi mundësi ta shfrytëzojmë vëmendjen politike e cila është vënë në procesin e zgjerimit, kemi metodologji të re, ndërsa gjithashtu i rëndësishëm është edhe argumenti gjeopolitik, si dhe pritjet që BE-ja t’i mbajë
premtimet. Maqedonia e Veriut, shtoi si është një shembull shumë drastik dhe i trishtuar kur bëhet fjalë për zgjerimin, duke theksuar që së bashku me Kroacinë e filluam procesin me nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, ndërsa sot Kroacia kryeson me BE-në derisa ne ende nuk i kemi filluar negociatat aderuese.
“Rasti drastik i Maqedonisë së Veriut e vë BE-në në një test të madh. Pas goditjes në mur tri herë nëse nuk merret vendim tani pas Raportit plotësues brilant nga KE-ja për agjendën reformuese, kjo në thelb do të thotë se dera
është e mbyllur”, porositi Dimitrovi.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë Ekaterina Zaharieva, theksoi se në prag të Samitit të zagrebit duhet të shfrytëzohet momenti kur aq shumë vende-anëtare i japin mbështetje zgjerimit. Politikanët e Ballkanit Perëndimor i
porositi të ndalojnë të ankohen, sepse thotë, është e saktë se nuk entuziazëm të madh për zgjerim në disa anëtare të BE-së, por gjithashtu, thotë nuk ka aq entuziazëm as te disa vende të Ballkanit Perëndimor për agjendën
reformuese.
“Bullgarinë e keni ndër mbështetësit më të fuqishëm të perspektivave evropiane për Ballkanin Perëndimor. Në të vërtetë shpresoj se në mars do të ketë vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për fillimin e
negociatave aderuese. Metodologjia e re është një propozim i mirë nga KE-ja e cila ende nuk është miratuar, por kjo nuk duhet të shfrytëzohet si argument për shtyrjen e vendimit për fillimin e negociatave”, tha Zaharieva.
Shtefan Lene, profesor ordinar i Carnegie Europe në Bruksel dhe alumni Europe’s Futures, thotë, nuk mund ta dimë si do të jetë e ardhmja e procesit të zgjerimit, sa do të zgjasë ky proces dhe sa do të jetë i ndërlikuar, por, një temë
e pandryshuar është gjeografia dhe është fakt se fati i Ballkanit Perëndimor është i lidhur me të ardhmen e Bashkimit Evropian, dhe kjo asnjëherë nuk do të ndryshohet. Për këtë, thotë përpjekjet tona të ardhshme duhet të fokusohen në një bashkëpunim të ngushtë dhe ndërtim të partneriteteve të fuqishme.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...