Arsyeja kryesore për vizitën time është që të transmetoj mesazh të fuqishëm politik nga një vend anëtar i BE-së për
perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Vendi ka bërë me të vërtetë përpjekje serioze për avancimin e agjendës reformuese dhe realizimin e kritereve dhe tani radhën e ka BE-ja, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme i
Qipros, Nikos Hristodulides në konferencën për shtyp pas takimit me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov.
Ministri qipriot shprehu kënaqësi që përpjekjet e vendit tonë janë qartë të njohura në raportin e Komisionit Evropian para dy ditësh, në të cilin thuhet se Maqedonia e Veriut ka dhënë rezultate të konsiderueshme në reformat për Hristodulides, i cili është shefi i parë i diplomacisë qipriote për vizitë në vendin tonë, theksoi se ambasadori i parë nga Republika e Qipros deri në fund të javës së ardhshme duhet t’i dorëzojë letrat kredenciale, ndërsa pret të njëjtën ta bëjë edhe vendi ynë.
“Biseduam për temat të cilat janë të lidhura me zhvillimin e lidhjeve tona bilaterale dhe mundësitë të cilat qëndrojnë para nesh për hapje. Ka interes të madh nga afaristët qipriotë për investim në vendin tonë dhe u dakorduam të
organizojmë forum biznesi në Shkup dhe në Nikozi. Dakorduam nënshkrim të marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë”, deklaroi Hristodulides.
Vendi jua, theksoi Hristodulides është shumë i njohur në Qipro, ku njëri prej futbollistëve më të mirë, Ivan Triçkovski është nga Maqedonia e Veriut.
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, nga ana e tij, tha se kjo është vizitë historike e ministrit të Punëve të Jashtme të Qipros në vendin tonë, që vijon pas vendosjes së marrëdhënieve të para diplomatike mes Maqedonisë së
Veriut dhe Qipros para gjashtë muajve.
“Kemi pasur bisedë shumë të hapur dhe të frytshme, pjesën më të madh të orientuar ndaj rrugës evropiane të vendit tonë dhe përpjekjet për hapjen e negociatave, pas zgjidhjes së çështjeve të rënda dhe reformave të njohura në
raportin më të ri”, deklaroi Dimitrov.
Faqet e zbrazëta nga bashkëpunimi i ndërsjellë, theksoi Dimitrov, do t’i mbushim me bashkëpunim pozitiv në të gjithë sektorët.
“Do të fillojmë me lidhje afariste dhe ekonomike. Së shpejti do ta arrijmë edhe marrëveshjen tonë bilaterale për shmangien e tatimit të dyfishtë. Në gjysmën e dytë të vitit do të bisedojmë edhe për atë si t’i afrojmë bashkësitë e biznesit nga dy vendet”, deklaroi Dimitrov.
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...
Salah pas fitores ndaj Leicesterit: Shpresojmë se do ta fito...
Policia e Kosovës sot do të shpërndajë dhurata për fëmijët
Hamza shpreh mirënjohje për gazetarët: Një media e lirë ësht...