Gjuha nuk i nënshtrohet njohjes nga qeveritë, tha Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov për emisionin “Top Topa”.
Tema është marrëdhëniet maqedono-bullgare përmes Marrëveshjes së Miqësisë dhe Fqinjësisë së mirë, puna e Komisionit të Përbashkët të dy vendeve dhe mosmarrëveshja për karakterin dhe veprën e Goce Dellçevit, njohja (jo) e gjuhës maqedonase nga pala bullgare dhe vetoja e mundshme e fqinjit lindor për negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).
“Marrëveshja e Miqësisë dhe bashkëpunimit është e definuar ‘gjuhën maqedonase në përputhje me Kushtetutën’, si dhe gjuha ‘bullgare në përputhje me Kushtetutën”. Dhe këtu jemi të barabartë. Tani kjo kërkesë tejkalon qëllimin e marrëveshjes. Ne nuk mund të negociojmë për çështje të identitetit, veçanërisht pas Marrëveshjes së Prespës, e cila përmban gjuhën maqedonase në kartën e identitetit të OKB-së. Gjuha nuk është subjekt i njohjes midis shteteve. Kjo e drejtë nuk mund të mohohet dhe ne nuk mund të heqim dorë”, tha Ministri i Jashtëm i Maqedonisë.
Sipas Dimitrov, si një vend ne nuk mund të heqim dorë nga dy gjëra – identiteti dhe konferenca ndërqeveritare për fillimin e negociatave me BE-në.
“Konferenca ndërqeveritare si qëllim është plotësuar. Është e paimagjinueshme që procesi i integrimit në BE të hapë një sfidë identiteti. Ka vende të tjera anëtare në BE dhe një Komision Evropian që përcakton kornizën e atyre negociatave që nuk mund të shkojnë përtej parimeve dhe vlerave evropiane”, tha Dimitrov.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...