Me kërkesë të palës spanjolle, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot bisedoi me Arança Gonzales Laja, ministre e Punëve të Jashtme, BE dhe për Bashkëpunim të Spanjës.
Gjatë bisedës, siç bëri të ditur MPJ, Dimitrovi edhe një herë e falënderoi për mbështetjen e hapur dhe parimore nga Spanja për integrimet tona evropiane dhe euroatlantike, duke shprehur kënaqësi nga përkushtimi i tyre si për rrumbullakimin e anëtarësimit në NATO, ashtu edhe për depërtimin tonë në rrugën evropiane.
Ishte diskutuar gjendja epidemiologjike në të dyja vendet, por edhe më gjerë, në kontekst të sfidave shëndetësore me të cilat përballen ato, si dhe e pasojave socio-ekonomike nga kriza dhe vendimet e mundshme për tejkalimin e tyre përmes bashkëpunimit dhe solidaritetit të përbashkët.
Ministrat shkëmbyen mendime edhe për shumë çështje aktuale nga rajoni. Ishte potencuar rëndësia e dinamizmit të mëtutjeshëm dhe thellimit të marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale, me angazhim të përbashkët për përforcimin e lidhjeve miqësore mes të dyja shteteve, qëndron në kumtesën e MPJ-së.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...