Kemi kushte të dyfishta, prandaj qeveria aktuale është shumë e vështirë që të paketohet në një “oblandë” me standarde evropiane, kështu vlerësoi ish-shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.
“Kemi gola të dyfishtë. Kemi një shpartallim të dukshëm, një kolaps të institucioneve të sistemit. Kemi probleme në shëndetësi, kemi probleme në arsim, në gjyqësor, në legjitimitetin demokratik… Mendoj se flasim për Evropë dhe për ardhmëri evropiane, kurse në shtëpi bëjmë hapa kundërthënës”, vlerëson Dimitrov në TV21.
Duke folur për përbërjen aktuale të Qeverisë, ai vlerësoi se në koalicionin qeverisës ka shumë parti politike dhe si të tilla janë të shpërndara edhe në institucione. Këshilloi të tërhiqen disa.
i pyetur se a do të kthehet në skenën politike, Dimitrov tha se së shpejti do ta njoftojë publikun se si do të veprojë, megjithatë nuk përjashtoi mundësinë që sërish do ta shohim në skenën politike.
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...