Ministri për Punë të Jashtëm i Republikë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, sot dhe nesër do të realizojë vizitë pune në Bruksel.
Sot Dimitrov do të takohet me zv. sekretaren e përgjithshëm të NATO-s, Rose Gottemoeller, në të cilën është parashikuar që të dy bashkëbiseduesit të shkëmbejnë informacione për bashkëpunimin aktual në mes Republikës së Maqedonisë dhe NATO-s, si dhe përgatitjet çka i ka ndërmarr Republika e Maqedonisë në kuadër të procesit për anëtarësim të vendit në Aleancë.
Nesër Dimitrov do të mbajë fjalim para Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian (AFET), me çka do të informojë për përgatitjen e mbajtjes së referendumit, zbatimi aktual i procesit të reformave në vend nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe përgatitjet për procesin e skriningut me Komisionin Evropian, me qëllim që për një periudhë të shkurtër të hapet rruga për fillimin e bisedimeve.
Dimitrov do të realizoj takime edhe me shumë deputetë nga Parlamenti Evropian, njofton Telegrafi Maqedoni.
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...