Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot pasdite dha përgjigje ndaj akuzave nga OBRM-PDUKLM se MPJ është në kaos me emërimin e ambasadorëve të ri.
Dimitrov bëri krahasim me përvojën e punës në diplomaci që kanë ambasadorët që i ka kjo Qeveri dhe ambasadorët e Qeverisë së kaluar, përcjell telegrafi maqedoni.
“Shoqata përsëri ka mbajtur konferencë për shtyp para MPJ-së. Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi, të publikoj këtë, që populli të merr konkludime. Ambasadorët ‘tanë’ kanë 214 vite përvojë punë në diplomaci. Ambasadorët e ‘tyre’ që u dërguan në vitin 2014 kishin 28 vite përvojë punë në diplomaci”, tha Dimitrov.
Sipas të dhënave që prezantoi Dimitrov, 10 ambasadorë që janë dërguar në vitin 2014, kanë 28 vite përvojë punë në diplomaci, nga ku njëri është me 22, njëri me katër vite, një me dy vite dhe shtatë ambasadorë janë me 0 vite përvojë punë në diplomaci.
Në anën tjetër, 10 ambasadorë janë që janë dërguar në vitin 2019 kanë 214 përvojë pune në diplomaci. Shtatë prej tyre janë mes 26 dhe 27 vite përvojë, njëri është me 18 vite përvojë pune, njëri me 17 dhe njëri me 12 vite përvojë pune.
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS