Krerët e diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias punojnë për një zgjidhje me kompromis dhe të drejtë, që do t’i lidhë interesat e dy shteteve, do të shohë kah e ardhmja dhe jo kah e kaluara dhe do ta ruajë dinjitetin e qytetarëve të dy shteteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dy ministrat dje në Shkup i vendosën pozicionet e Maqedonisë dhe Greqisë pas shkëmbimit të plan-marrëveshjeve për zgjidhjen e çështjes së emrit, ndësa në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm grek Kotzias, Dimitrov tha se për Maqedoninë propozimi për emër me shtesë gjeografike në gjuhën maqedone pa përkthim nuk është drejtimi më i mirë, ndërsa Kotzias edhe njëherë theksoi se Greqia nuk heq dorë nga ndryshimi i Kushtetutës së Maqedonisë.
Dy ministrat nuk dhanë detaje për përmbajtjen e bisedimeve, duke theksuar se nuk duan që në mënyrë të hapur të flasin për pozicionet e tyre derisa zgjasin negociatat.
Kotzias theksoi se në fund të negociatave, të dy palët duhet të krijojnë një tekst të përbashkët që ndëmjetësi Matthew Nimetz do ta shdërrojë në marrëveshje dhe do ta dorëzojë te Këshilli për Siguri i Kombeve të Bashkuara, si vërtetim për atë se çështja është e zgjedhur.
Mosha e pensionit për gratë, vjetërsia në punë rritet me kat...
Pupla zogjsh u gjetën në motorin e aeroplanit të rrëzuar të ...
Trump: Pasoja të rënda nëse Hamasi nuk i liron pengjet
Media irlandeze: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për...
Sulm i armatosur në një fabrikë në Gjermani, dy viktima
Katari dënon hartat e publikuara nga Izraeli që pretendon te...