Google ADS

Dimitrov dhe Kotzias sërish takim në New York

17:19 | 20 Maj 2018
A. B.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov, më 24 dhe 25 maj (e enjte e premte), do të ketë takime me homologun e tij grek, Nikos Kotzias, si dhe me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz.

Takimin i cili do të mbahet në New York të SHBA-ve e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mediumet greke njoftuan se ky takim mund të jetë mundësia e fundit për të arritur marrëveshje.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme bisedimet kulminuan me propozimin konkret nga kryeministri Zoran Zaev, por i cili u refuzuar nga Athina.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme