Sipas zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, problemi kryesor me veton bullgare është se Bullgaria nën ombrellën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe integrimit evropian hap çështje që janë kundërevropiane.
Sipas tij, kur Bashkimin Evropian nuk ka përmbushur premtimet atëherë ulet edhe besimi i rolit në rajon.
“Nëse fqinjë ju konteston gjuhën. diçka që është e sovraniteit tuaj dhe nuk mund të jetë objekt i pranimit dhe as i mohimit nga shteti tjetër, kjo nuk çon në marrëdhënie të mirë mes dy shteteve evropiane, e bazuar në respektim të ndërsjellë”, thotë Dimitrov duke sqaruar se për një pjesë të madhe të vendeve anëtare të BE-së kushtet bullgare janë të pakuptueshme.
Ndryshe, Çekia dhe Sllovakia e bllokuan miratimin e konkludimeve për zgjerim të Ballkanit Perëndimor në Këshillin e BE-së për shkak se nuk pajtohen me tekstin që ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut./telegrafi
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...