Kur Gjermania dhe Franca ulen krah për krah, nuk mundem, të mos bëj thirrje për unitet të tillë edhe për çështjen e negociatave të pranimit, tha Dimitrov.
Nëse BE dëshiron të bëjë presion për reforma të mëtutjeshme dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rajon, atëherë ajo duhet të marrë vendim për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut pa vonesë, tha Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov sot në takimin e dytë të nivelit të lartë të nismës gjermano-franceze.
“Një vështrim të hartës shpjegon pse siguria në Ballkanin Perëndimor është pjesë e sigurisë së Evropës. Kur ka vullnet politik në rajon dhe kur Franca dhe Gjermania ofrojnë mbështetje dhe angazhim të ndërsjellë, përparimi është i garantuar. Kur Gjermania dhe Franca ulen krah për krah, nuk mundem,të mos bëj thirrje për unitetit të tillë edhe për çështjen e negociatave të pranimit”, tha Dimitrov.
Pjesëmarrës të tjerë në këtë aktivitet ishin edhe Komisioneri për Zgjerimi të BE-së, Oliver Varlehyi, pastaj Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Thomas Gramminger dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga disa organizata ndërkombëtare./Telegrafi/
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...