Ministri për Punë të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov realizoi takim me ndihmën sekretarin amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroazi, Wess Mitchell, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ministri Dimitrov e theksoi rëndësinë e mbështetjes në vazhdimësi të SHBA-ve në procesin e integrimeve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe bashkëpunimit në bazë të partneritetit strategjik.
“Anëtarësimi jonë i merituar në Aleancë, do të kontribuojë ndjeshëm në ndërtimin e prosperitetit dhe sigurisë në Republikën e Maqedoni, me çka do të jetë e rëndësishme edhe për tërë rajonin”, tha Dimitrov.
Ndihmës sekretari amerikan, Mitchell përsëriti mbështetjen e fortë të SHBA-ve për anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE. Ai përshëndeti përpjekjet e Republikës së Maqedonisë, në këtë rrugë, veçanërisht politikën konstruktive me fqinjët, si dhe zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.
Në këtë kontest, ai përsëriti pritjet për një referendum të suksesshëm dhe zbatimin e marrëveshjes me Greqinë, me qëllim që të vazhdohet procesi i anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian. /Telegrafi/
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...