Google ADS

Dimitrievski: Qeverinë nuk e ftova unë, ata erdhën vetë

17:49 | 17 Prill 2020
Arbresh.info

Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski në profilin e tij në facebook shkruan se ai nuk ka shkelur rekomandimet duke rrezikuar shëndetin e ekipit qeveritar që ishte me të në takim, vetëm një ditë para se të konfirmohet se është i prekur me Kovid 19. Sipas tij të gjitha institucionet kanë qenë në dijeni se pjesëtarët e Shtabit të Krizave vazhdimisht kanë kryer testime.

“Në asnjë moment nuk kam lejuar veten që me sjelljen time të rrezikoj shëndetin e dikujt tjetër.Për pesë ditë kemi pritur rezultatet e testeve që po bëheshin për herë të dytë për të gjithë stafin e Shtabit të Krizave, anëtarët shoqërues dhe njerëzit e angazhuar në zona me rrezik.Takimi në Kumanovë me zyrtarë qeveritarë nuk u mbajt me ftesën time, por me kërkesë të Qeverisë. Informacionin se vazhdimisht zhvillohen kontrolle shëndetësore ndaj personave nga Shtabi i Krizave në komunë ka qenë publike, kjo ka qenë e ditur për të gjithë anëtarët e Shtabit dhe institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë në nivel lokal.Të gjithë të pranishmit kanë mbajtur maska, përveç në momentin kur kryeministri teknik Oliver Spasovski dhe unë po jepnim deklarata për mediat, por duke mbajtur distancën e rekomanduar.”, shkruan mes tjerash Dimitrievski.

Ndryshe, Inspektorati sanitar dhe shëndetësor është duke zhvilluar hetime nëse kryetari i Kumanovës i ka shkelur rekomandimet duke rrezikuar shëndetin e ekipit qeveritar që ishte me të në takim, vetëm një ditë para se të konfirmohet se është i prekur me Kovid 19. Sipas burimeve të Alsat, Komisioni për sëmundje infektive ka vërtetuar se Spasovski dhe Dimitrievski në takim kanë qenë shumë afër dhe pa maska mbrojtëse.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme