Padi penale ndaj drejtoreshës së Inspektoratit sanitar dhe shëndetësor, Irina Sotirova Buhova dhe shqyrtim të padisë penale që MPB kishte ngritur ndaj Maksim Dimitrievskit, kreut të Kumanovës. Këto janë dy lëvizjet e ardhshëm të Dimitrievskit, kundër institucioneve që e paditën dhe e akuzuan se ka bërë shkelje të Kodit penal. Sipas tij MPB ka dashur të njollos atë duke i montuar padi penale, që sipas tij është e pa bazë.
“Që në fillim e dija se bëhet fjalë për padi penale të pa bazë. Unë jam njeri i përgjegjshëm dhe jam i gatshëm të mbaj çfarëdo lloj përgjegjësie për veprimet e mia. Në këtë rast dikush donte të më dëmtonte dhe në këtë mënyrë të bëj revanshizëm politik. Procedura që planifikoj ta zbatoj periudhën e ardhshme, besoj se do ta konfirmoj këtë, nëse të njëjtën e realizojnë profesionistë të vërtetë të sistemit,” tha Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës.
Në pyetjen se kujt ia drejton gishtin, Dimitrievski tha qartë se dyshon në udhëheqësinë e MPB-së por nuk e përmendi emrin e ministrit Naqe Çulev.
Ai në fillim kërkon që të realizohet kontroll i brendshëm në MPB për t’i konfirmuar parregullsitë në të cilat ai dyshon, e hapi i ardhshëm është edhe hedhja në gjyq e fajtorëve.
“Persona që punojnë në MPB, në procedurë të brendshme. Pas dorëzimit të kallëzimit tim në kontroll të brendshëm në MPB. Hetimi do të dëshmojë se kush dhe pse, dhe me urdhër të kujt ka bërë padi penale e cila nuk ka bazë,” tha Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës.
Drejtoresha e Inspektoratit sanitar, Buhova për “TV21” tha se ende nuk është e njoftuar se Dimitrievski ka ngritur padi penale ndaj saj. Nuk deshi të jep deklaratë, duke thënë se nuk dëshiron të komentojë asgjë përderisa nuk ndodh e njëjta. E nga Ministri teknik i Punëve të brendshme nuk morëm përgjigje, ndonëse e kërkuam disa herë përmes telefonit.
Ndryshe PTHP ka hedhur poshtë padinë nga SPB -Kumanovë kundër kryetarit të Kumanovës dhe kryetarit të Qendrës për Menaxhim me Kriza në Kumanovë, e cila ishte ngritur mbi veprën penale – Mosrespektimi i rregullave shëndetësore nga neni 206, paragrafi 1 i Kodit Penal. Akuzat erdhën pasi Dimitrievski rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe duhej të qëndronte në izolim shtëpiak, ai doli për tu testuar në dy spitale private për virusin korona, kur edhe rezultoi pastaj negativ.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...