Google ADS

Dimitrievski kërkon që qeveria të izolojë Kumanovën

18:30 | 23 Mars 2020
L G

Kryetari i Komunës së Kumanovës kërkon nga Qeveria që të shpall dekret për vendosjen e karantinë në këtë komunë.

Kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të miratojë rekomandim (vendim) për vendosjen e karantinës në territorin e Komunës së Kumanovës, duke vendosur pika kontrolli nga Ministria e Brendshme në çdo hyrje dhe dalje në qytet. Këto përfundime janë arritur në mbledhjen e tetë të Shtabit të Krizave në Kumanovë, i kryesuar nga kryetari Maksim Dimitrievski.

Shtabi i Krizë Komunale i kërkon qeverisë të sigurojë më shumë teste për virusin COVID-19 dhe të hapë më shumë vende testimi për njerëzit.

Dimitrievski gjithashtu kërkoi që të rritet ora policore në Kumanovë nga ora 18:00 deri në orën 06:00./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme