Ish-kryeministri teknik, Emil Dimitriev, i cili në vend të 100 ditëve mbet për 16 muaj kryeministër teknik sipas Marrëveshjes së Përzhinos thotë se është e nevojshme të ngrisim shoqërinë në atë nivel ku s’do ketë nevojë për një qeveri teknike, ku institucionet veprojnë në mënyrë të pavarur nga politika.
“Krijimi i një qeverie të tillë është sinjal i keq për Maqedoninë. Ky lloj i qeverive është në shoqëritë kur politika ka ndikim të fuqishëm ndaj institucioenve. S’është diçka për t’u krenuar”, thotë Dimitriev në intervistë për ‘Utrinski brifing’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thekson se nëse në planë të parë nuk hieqt ky model, duhet të mendohet për ndryshime të afatit të funksionimit të kësaj qeverie.
“Tre muaj është afat i gjatë. Evidente është se puna e para që do të ndodhë është konflikti mes funksionarëve, bllokimi i institucioneve”, tha Dimitriev duke shtuar se efektin negativ e paguajnë qytetarët.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...