Një veturë me targa të Polonisë është djegur tërësisht në rrugën Tabanoc-Kumanovë.
Sipas njoftimit nga MPB, dje rreth orës 18:00 vetura e markës “Skoda Favorit” e drejtuar nga personi me iniciale V.P.S. është djegur gjatë lëvizjes në rrugë. Zjarri është përhapur në pjesën e përparme të veturës me çka vozitësi është ndalur dhe me mjete kundër zjarrit është munduar ta shuaj zjarrin, mirëpo zjarri është përhapur dhe vetura tërësisht është djegur.
Zjarri është shuar nga ekipet e Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Kumanovë. Hetim në vendin e ngjarjes ka bërë njësit nga SPB Kumanovë.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...