Google ADS

Digjet flamuri grek gjatë protestave në Shkup

20:49 | 27 Shkurt 2018
Arbresh.info

Para Kuvendit të Maqedonisë në këto momente janë mbledhur qindra qytetarë, të cilët protestojnë kundër ndryshimit të emrit dhe identitetit maqedonas.

Protestuesit gjithashtu kërkojnë fundin e negociatave me Greqinë, tërheqjen e Ligjit të gjuhëve, Marrëveshjes me Bullgarinë dhe lirimin e të burgosurve, të cilët janë të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit në Parlament.

Gjatë këtyre protestave ka ndodhur edhe një incident, ku është djegur flamuri i Greqisë në shenjë proteste sa i përket negociatave dhe qëndrimeve të funksionarëve grek për çështjen e emrit.

Protesta është mbështetur nga Lëvizja Botërore e Kongreseve Maqedonase “AM” All Unitar Maqedonia, Shoqata e Maqedonasve nga Maqedonia e Egjeut, Manifesti Maqedonas dhe disa shoqatave tjera patriotike maqedonase./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme