Dy makina në mëngjesin e sotëm janë djegur në Shkup, ndërsa është shkaktuar edhe dëm i madh material.
Siç njoftojnë nga Brigada e Zjarrfikësve në Shkup, në shuarjen e zjarrit të makinës së parë që u dogj në rrugën “Durmitorska” kanë marrë pjesë një makinë zjarrfikëse dhe katër zjarrfikës. Nga zjarri është shkaktuar dëm prej 150 mijë denarëve, ndërsa i njëjti është lokalizuar në periudhën prej orës 2:30 deri 3:30.
Makina e dytë është djegur në rrugën “Mirosllav Krllezha” ku gjithashtu kanë marrë pjesë katër zjarrfikës dhe një makinë zjarrfikëse. Dëmi material nga ky zjarr nuk është konstatuar, ndërsa është shuar në orën 5:10 të mëngjesit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...