Gazeta gjermane “Die Welt” i kushton vëmendje debatit që ndezën në Beograd fjalët e shkrimtares nobeliste, Herta Müller mbi mentalitetin serb ndaj historisë.
Herta Müller, shkrimtarja nobeliste gjermane me origjinë nga pakica gjermane e Rumanisë ishte e ftuar nderi në panairin e librit në Beograd.
Ajo ka ndezur një debat me vlerësimin e saj për mentalitetin serb ndaj historisë.
“Die Welt” shkruan se Herta Müller e quajti bombardimin e NATO-s si rrjedhojë logjike të luftërave të shumta të Millosheviçit. Herta Müller i rekomandon madje shoqërisë serbe të ballafaqohet me fajin.
“Shumë spektatorë reaguan të indinjuar, shtypi i afërt me qeverinë shkumëzoi, një gazetë bulevardeske madje e shfytyroi emrin e Müller – në Müll- (që në gjermanisht do të thotë plehrë. shën red.) Si përshtatet kjo me orientimin ‘proeuropian’ të Serbisë? ”
Gazeta gjermane “Die Welt” i kushton vëmendje problemeve të shoqërisë serbe sot, ku jeta “party” e maskilizmi pompoz nuk e fshehin dot korrupsionin e thellë brenda saj.
Në artikullin “Beogradi zien” nënvizohet se “ironia e historisë është se pikërisht në Beograd, ku propagandistët e Millosheviçit, (përfshirë ish-ministrin e informacionit, presidentin e sotëm Vuçiq) pretendojnë se nga këtu mbrohet perëndimi i krishterë, pikërisht në këtë Beograd, me ndihmën e fondeve të shtetit po ngrihet një projekt gjigant i financuar nga Abu Dhabi”. /DW/
Zeqiri: Po punohet pandërprerë në devijimin e kanalit të Ibë...
“Tash shkoj e puthi”, Gjesti flet me Rovenën dhe Vullnetin p...
“Kujt ia mësyj e shti në dorë”, Xheneta dhe Anisa përplasen ...
Rita Ora u shoqërua nga nëna e saj Vera në mbrëmjen e yjeve ...
Kosovare Asllani shënon kundër Serbisë
Kurti me Kallasin: S’duam që BE-ja dhe NATO-ja të kenë alter...