Numri i personave të infektuar me COVID-19 në Dibër është në rritje, numri i të cilëve, me gjashtë rastet e fundit të diagnostikuara, është rritur në 102 persona, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga numri i përgjithshëm, 48 janë shëruar, katër kanë vdekur, ndërsa 50 janë aktivë nga sëmundja, shtatë prej të cilëve janë në trajtim spitalor në spitalin “8 Shtatori” në Shkup.
Kryetari i Komunës Dibër, Hekuran Duka, paralajmëroi gjithashtu për rritjen e numrit të pacientëve me COVID-19, duke përmendur informacione nga shërbimi epidemiologjik.
“E gjitha kjo vjen për shkak të mosrespektimit të masave dhe protokolleve nga qytetarët dhe subjektet afariste. Ju bëj thirrje të gjithëve që të jemi të ndërgjegjshëm dhe të sillemi me përgjegjësi si në fazën e parë të pandemisë, për hir të vetvetes, të dashurve tanë dhe shtetit”, tha Duka.
Sipas statistikave të Departamentit të Punëve të Brendshme në Dibër, e cila me veprimtarinë e saj mbulon edhe komunën Qendrën Zhupa, në 24 orët e kaluara, në këtë zonë policët zbuluan 7 shkelje për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin