Gjatë 24 orëve të fundit në Dibër dhe në Zhupë janë vërtetuar tre raste të reja me COVID-19.
“Me tre rastet e vërtetuara, numri i të infektuarve për këtë muaj është 18, që mesatarisht i bie 1.5 raste në ditë. Këtë muaj gjithashtu janë regjistruar 58 të shëruar dhe dy persona kanë humbur jetën”, potencojnë nga Qendra për Shëndet Publik, njofton telegrafi maqedoni.
Ata shtojnë se numri i përgjithshëm i të infektuarve në Dibër dhe Zhupë është 268 nga 1.350 testime, apo 19 për qind nga testimet.
“Të shëruar ka 219 dhe për fat të keq humbën jetën 14 persona, të cilët shumica janë nga Komuna Qendër Zhupë. Momentalisht raste aktive ka 35 dhe pjesa më e madhe kanë formë të lehtë të sëmundjes”, thonë nga QSHP – Dibër.
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...