Dibra dhe Zhupa me 27 raste aktive me COVID-19

23:45 | 8 Shtator 2020
Arbresh.info

Gjatë 24 orëve të fundit në Dibër dhe në Zhupë nuk ka raste të reja me coronavirus, por as të shëruar, ndërsa humbi jetën një person.

Bëhet fjalë për ish-kryetarin e Komunës së Qendër Zhupës dhe biznesmen i njohur nga Maqedonia në Itali, Mazllum Hasan, i cili humbi jetën në spital.

Deri tani në Dibër dhe Zhupë kanë humbur jetën 14 pacientë. Në fazën e parë në këtë rajon kishte 51 të infektuar, prej tyre 47 të shëruar dhe 4 humbën jetën.

“Që nga shkurti, deri tani janë bërë mbi 1.350 testime, pozitiv kanë rezultuar 261 pacientë, prej tyre janë shëruar 219, aktive mbeten 27 ndërsa 10 prej tyre nga Zhupa. Shumica prej tyre kanë formë të lehtë të sëmundjes, ndërsa disa shërohen në spitalin e Dibrës, kurse 4 persona të tjerë trajtohen në Shkup”, thuhet njoftimin e Shtabit të Krizës.

Ata ju bëjnë apel qytetarëve të respektohen masat dhe protokollet për mbrojtje nga virusi./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme