Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka në një konferencë për shtyp gjendjen shëndetësore në komunë është e qëndrueshme.
“Më shumë se një muaj nuk kemi persona të infektuar me coronavirus, pra mund të vlerësohet se gjendja edhe më tej është stabile. Nuk ka persona në izolim, ndërsa në vetizolim janë 14 persona, të cilët më herët kanë qenë në karantinën shtetërore në Strugë”, tha Duka.
Informoi se gjendja e sigurisë është e mirë dhe se në javën e kaluar janë regjistruar vetëm dy aksidente, për fat të mirë pa viktima.
Ai u bëri thirrje qytetarëve dhe subjekteve juridike, që kanë filluar me punë, në mënyrë të rreptë t’i respektojnë rekomandimet dhe masat e autoriteteve për parandalimin e përhapjes së pandemisë.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...