Komuna e Dibrës përmes rrjeteve sociale thotë se çdo ditë në spitalin e përgjithshëm të qytetit paraqiten persona me shenja të dyshimta dhe me simptome të Covid-19, të cilët pas testimit konfirmohen se janë pozitivë. Nga komuna thonë se pasojat nga Covid-19 do të rriten me trend frikësues.
Ata theksojnë se e tërë kjo është pasojë e faktit të pamohueshëm se shumica e qytetarëve nuk janë të kujdesshëm dhe nuk u përmbahen masave mbrojtëse individuale (maska, distanca, dezinfektimi), posaçërisht në ambiente të mbyllura. Në të njëjtën kohë nga komuna bëjnë thirrje masat dhe rekomandimet e kompetentëve të respektohen rreptësisht.
“Qytetarë të Komunës së Dibrës, kini kujdes për veten dhe familjet tuaja, virusi është i rrezikshëm, ai nuk është i kapshëm për syrin, por ndikon seriozisht në shëndetin tuaj. Mbrojtja nga Kovid-19 është në duart tona”, qëndron në thirrjen e Komunës së Dibrës.
Në Dibër, me rastin e sotëm të konfirmuar, numri i përgjithshëm u rrit në 103 persona. Betejën me armikun e rrezikshëm e fituan 48, e humbën katër persona, përderisa të sëmurë aktivë janë 51 persona, prej të cilëve shtatë janë të hospitalizuar në SPQ “8 Shtatori” në Shkup.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...