Në Dibër ka interes të madh për imunizim nga gripi sezonal që e konfirmon edhe numri i rreth 100 personave të cilët gjatë dy ditëve të fundit kanë marrë vaksinë.
Këtë e konfirmon epidemiologu Mentor Mela, udhëheqës në njësinë e punës së Dibrës të Qendrës për Shëndet Publik – Ohër, e cila me aktivitetin e vet e mbulon edhe Komunën Qendër Zhupë.
“Filluam me vaksinën komerciale, e cila kushton 650 denarë. Disponojmë me 250 vaksina. Numër identik do të ketë edhe nga vaksinat falas, me të cilat me imunizim do të fillojmë nga e hëna. Ata janë të dedikuara për persona mbi 65 vjet, të sëmurët kronikë, fëmijët deri në pesë vjet, si dhe të sëmurët kronikë, si dhe gratë shtatzëna”, thotë Mela.
Ai shtoi se me shumicën me të cilat është biseduar, të cilët vaksinohen rregullisht kundër gripit sezonal dhe shumë lehtë e kalojnë periudhën e dimrit.
Epidemiologu Mela thekson se mesatarisht çdo vit në njësi vaksinë kundër gripit sezonal marrin 500 persona, kryesisht të sëmurët kronikë./Telegrafi/
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...