Një grua në Dibër ka rënë pre e dhunës së egër të të shoqit, i cili e ka rrahur deri sa i ka shkaktuar dëmtime fizike.
Sali D., 37 vjeç, banues në njësinë administrative Selishtë, Dibër, u arrestua ditën e djeshme, pas denoncimit të së shoqes.
Gruaja e tij Sh.D., 26 vjeçe bëri u denoncua në polici si e zhdukur mbrëmjen e së enjtes, ku i shoqi tha se ajo ishte larguar nga banesa.
Nga hetimet e policisë u bë e mundur gjetja e saj dhe ditën e djeshme, Sh.D., ka bërë kallëzim, se bashkëshorti i saj Sali D., në banesën e tyre, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar dhe dëmtime në trup.
Mësohet se edhe largimi nga banesa i së resë është bërë për shkak të dhunës së pësuar. Në këto kushte 37- vjeçari u vu në pranga nën akuzën e veprës penale “Dhunë në familje”.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...