Në Komunën e Dibrës dhe në Zhupë gjatë 24 orëve të fundit nuk janë regjistruar raste të reja me coronavirus dhe 28 të shëurar.
“Ne jemi gjithashtu të kënaqur me faktin që nuk kemi pasur infeksione të reja për katër ditë, ndërsa në të njëjtën kohë numri i rasteve aktive të sëmundjes e qartë se është duke u zvogëluar. Numri i njerëzve që kanë nevojë për trajtim spitalor po zvogëlohet. Nga më shumë se 10, tani kemi vetëm gjashtë pacientë nga zona jonë që trajtohen në objektet shëndetësore në Shkup”, deklaroi Mela, i cili kryeson njësinë e punës së Qendrës për Shëndet Publik në Dibër.
Ai shton se ka ende raste të dyshimta me simptoma të virusit të rrezikshëm, strishot merren rregullisht, ndërsa nesër pritet rezultat nga 15 teste.
Që nga fillimi i pandemisë, rreth 1.300 teste janë kryer në të dy komunat. Virusi është konfirmuar në 252 persona, 186 janë shëruar, 10 kanë vdekur. Aktiv me sëmundjen janë 56 persona, përqindje më e madhe e tyre me formë më të butë të sëmundjes.
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri