Në 24 orët e fundit në Dibër, është regjistruar një rast i ri me Covid-19.
Nga dy rastet e para të konfirmuara më 26 shkurt e deri më tani, numri i përgjithshëm i të infektuarve është 180, gjashtë prej tyre nga Qendra Zhupa. 59 u shëruan, gjashtë prej tyre ndërruan jetë, dy prej tyre nga Qendra Zhupa. Janë 115 pacientë aktivë me coronavirus, nga ato dhjetëra prej tyre janë shtruar në spital në Klinikën Infektive dhe në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup.
Nga numri i përgjithshëm, afër 129 pacientë janë në fazën e dytë të sëmundjes, pra nga 5 qershori deri sot, ndërsa 26 prej tyre janë në shtatë ditët e fundit.
Mosrespektimi i masave dhe protokolleve të mbrojtjes nga qytetarët dhe bizneset, sipas autoriteteve, janë arsyeja kryesore për përhapjen e COVID-19.
Sipas statistikave të policisë, në 24 orët e kaluara për mosmbatjen e maskës mbrojtëse personale, në Dibër, tre personave u janë lëshuar urdhra pagesa kundërvajtëse.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...