Diaspora nuk ka kohë të ndërrojë dokumentet personale në shkurt dhe nuk e di se si do të hyjnë në Maqedoni me dokumente të skaduara. Ata thonë se ndryshimi i dokumentacionit është një proces i gjatë dhe i mundimshëm që zgjat edhe pas një viti, ndërsa në letrën e hapur drejtuar Spasovskit theksojnë se nëse dokumentet e tyre nuk janë të vlefshme, nuk do të mund të vijnë as për të votuar në zgjedhje.
“Qytetarëve të Maqedonisë në diasporë zakonisht u duhet një vit, nëse jo më shumë, për të marrë dokumente të reja udhëtimi. Organizata jonë investoi shumë kohë dhe përpjekje duke punuar me misionet konsullore për të ndihmuar mijëra qytetarë të Maqedononisë të marrin shtetësi dhe dokumente të reja udhëtimi. Vendosja e datave arbitrare, si kjo në shkurt, është një politikë shumë e dëmshme. Ka më shumë se gjasa që shumë shtetas të Maqedonisë në diasporë të mos mund të rinovojnë pasaportat e tyre brenda kësaj periudhe, gjë që do të pengojë hyrjen e tyre në Republikën e Maqedonisë”, theksojnë ata në letër.
Ata duan të zgjasin vlefshmërinë e dokumenteve pas 12 shkurtit, të futen shërbime online për rinovimin e dokumenteve me verifikim të fytyrës dhe gjurmëve të gishtave, si dhe të punësojnë staf profesional në të gjitha ambasadat dhe konsullatat e Maqedonisë.
Të shqetësuar se si do të votojnë në zgjedhje, ata kërkojnë nga Spasovski që të vendosë masa të posaçme votimi për diasporën, e cila do t’u mundësojë atyre që të marrin pjesë në zgjedhje edhe pse u skadojnë dokumentet.
Mirëpo, MPB-ja thotë se si më parë, çdo qytetar i Maqedonisë mund të hyjë në vend edhe nëse i kanë skaduar dokumentet dhe t’i rinovojë ato këtu.
Ministri Osmani mbrëmë është takuar me ambasadoren greke ku është biseduar edhe për pasaportat, gjegjësisht nëse mund të shtyhet afati, duke qenë se sipas Marrëveshjes së Prespës përfundon më 12 shkurt dhe epilogu i bisedës ishte një marrëveshje për më shumë koordinimi. Kryeministri tha se kartat e identitetit do të jenë të vlefshme edhe pas afatit, ndërsa për pasaportat ende po diskutohet.
OBRM-PDUKM javën e ardhshme do të dorëzojë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për vazhdimin e masës së përkohshme, ndërkohë që sot në RTVM dhe Beko qindra qytetarë prisnin të merrnin dokumentet e tyre personale. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...