Google ADS

Dialogu “Jean Monnet” vazhdon sot në qytetin e Ohrit

09:26 | 18 Maj 2018
Arbresh.info

Përfaqësuesit e partive politike parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë do t’i fillojnë sot bisedimet në kuadër të dialogut “Jean Monnet”.

Në bisedime do të flitet për Parimin kyç të pajtimit për një qasje të bashkuar ndaj integrimeve euro-atlantike për qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe forcimi institucional i Kuvendit si shtyllë demokratike e të gjitha reformave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Takimi është nxitur dhe thirrur nga treshja Ivo Vajgl, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan.

Pikat kyçe të debatit do të jenë Rregullorja e Kuvendit, Kodi etik, pavarësia buxhetore e Kuvendit, etj.

Dialogu pritet të përfundojë me një darkë, ku pritet të marrin pjesë liderët Zoran Zaev, Hristijan Mickoski, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Ziadin Sela, Bilall Kasami.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme