Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve shpalosi 5 kërkesat drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë.
Ata kërkojnë që të përpilohet një regjistër me numër të saktë të personave që vuajnë nga diabeti në vendin tonë dhe sa prej tyre pranojnë ose jo insulinë.
Dime Velev, kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Diabetikëve të Maqedonisë, thotë se të gjithë personave që vuajnë nga diabeti duhet t’u mundësohen kontrollet e nevojshme edhe në rrethana të pandemisë. Rikthimi i kampeve për edukim, parandalim dhe ballafaqim me diabetin dhe virusinkorona është një nga 5 kërkesat e tyre.
“Ne kërkojmë menjëherë të miratohet plani kombëtarë për ballafaqim me diabetin, përkatësisht parandalim. Ai është gati, vetëm duhet të miratohet, por paraprakisht të përshtatet me rrethanat e pandemisë. Kërkojmë që të gjitha terapitë inovative përmes tenderit të ardhshëm të jenë të disponueshme edhe në vendin tonë për të gjithë personat që vuajnë nga diabeti. Në periudhën e ardhshme duam që të gjithë fëmijët deri në moshën 18 vjeçare, të marrin pa pagesë sensorë për monitorim të vazhdueshëm të fëmijëve” – deklaroi Dime Velev – Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve të Maqedonisë./alsat
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...