Prokuroria Themelore e Shkupit akoma nuk ka ngritur asnjë iniciative kundër 7 deputetëve të VMRO-së të cilët në pamjet e kamerave të sigurisë shihen se si ua hapin dyert e Kuvendit protestuesve, natën e dhunshme të 27 prillit. Nga atje thonë se janë duke bërë identifikimin e personave dhe më pas të njëjtit edhe do të ftohen në bisedë.
“Inçizimet janë pjesë e dëshmive materiale që i posedon Prokuroria Themelore e Shkupit dhe veprohet në bazë të tyre. Është dëgjuar një person. Në vijim është ndërmarrja e veprimeve për verifikimin e identitetit dhe arsyes së pjesëmarrjes së personave para derës kryesore dhe për thirrjen e personave për të dhënë dëshmi. Në këtë fazë të procedurës nuk mund të jepet një kualifikim ligjor për çfarëdo vepre penale”, thanë nga Prokuroria Themelore, Shkup.
Sipas Kushtetutës, deputeti gëzon imunitet dhe nuk mund të arrestohet pa miratimin e Kuvendit, vetëm në rast se është kryer vepër penale për të cilën parashihet dënim me burg prej më së paku 5 vjet. Këtë e ka konfirmuar edhe kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në emisionin 200 në Alsat.
“Për heqje të imunitetit është procedurë parlamentare ku duhet të vendosë komisioni përkatës. Nëse kualifikimi i veprës është vepër penale e sanksionuar në Kodin Penal dhe ndëshkohet me masë, heqje lirie prej 5 vjet e më tepër, me automatizëm, kompetencat barten te kryetari i Parlamentit. Unë si kryetar Kuvendi, me automatizëm do të jap leje për shkak se rregullat janë të tilla që të mund të drejtohen organet përkatëse për veprim hetues ose para hetues ndaj deputetëve”, pati deklaruar Talat Xheferi, Kryetra i Kuvendit.
Incizimet e publikuara nga kamerat e sigurisë në Kuvend dëshmojnë se dyert e Kuvendit janë hapur nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Në video, deputeti i VMRO-së Sashe Vasilevski dhe Kërste Mukoski vërehen duke vrapuar dhe tentojnë që nga porta e mesme të heqin shulat. Atyre u bashkohet edhe një i punësuar si sigurim i Kuvendit i cili me gjësend të fortë afrohet tek porta. Tek dera afrohet edhe Goran Gjosheski, shef i sigurimit të ish kryeparlamentarit Trajko Veljanovski. Gjosheski kërkon nga nëpunësit e Kuvendit të tërhiqen. Mukovski dhe Vasilevski arrijnë t’i heqin shulat e njërës portë por e njëjta nuk hapet. Ndërkohë Ljuben Arnaudov dhe Johan Tarçullovski komunikojnë me celularë, ndërsa nga korridori largohet Ilija Dimovski. Mukoski dhe Vasilevski i afrohen portës së djathtë, ku edhe vërehen teksa largojnë shulat dhe hapin dyert e Kuvendit. Protestuesit futen brenda. Gjatë ditës së djeshme Nëntë personat e akuzuar për dhunën në Kuvend morën dënime me kusht. /AlsatM/
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...