Dy të dyshuarit kryesorë për hapjen e portave, Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski në disa tentativa të televizionit Alsat për të marrë qëndrimin e tyre, ishin shprehur se nuk ndjejnë përgjegjësi për hapjen e dyerve të Kuvendit më 27 prill.
Pesë muaj nga zhvillimet e përgjakshme në Kuvend, akoma nuk janë ftuar për përgjegjësi deputetët e VMRO-DPMNE-së Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski të cilët dyshohet që më 27 prill hapën portat e Kuvendit për protestuesit e dhunshëm.
Alsat M edhe sot tentoi të kontaktojnë me Prokurorinë për Krim të Organizuar, e cila aktualisht po heton zhvillimet e përgjakshme në Kuvend, por organi i akuzës mbetet në qëndrimin e mëhershëm se deri në arritjen e stadit kur do të duhej të ftohen të dyshuarit kryesorë, nuk do të thirren në Prokurori dy protagonistët e 27 prillit.
Aktualisht në këtë Prokurori lënda është akoma në fazën para-hetimore, ku po dëgjohen dëshmitarët dhe po grumbullohen materiale dhe dëshmi si prova relevante për veprën krim i organizuar.
Ndërsa në Prokurorinë Themelore Publike edhe më tej zhvillohet hetimi për sulmin ndaj deputetit Zijadin Sela. Babai dhe i biri, të cilët ngarkohen për vrasje në tentativë edhe më tej janë në paraburgim. Nga Prokuroria më herët për Alsat M kishin theksuar se në suazat e veprimeve hetimore janë ftuar edhe persona tjerë, por për shkak se rasti është kompleks, nuk mund të japin më shumë detaje e as të tregojnë se kur do të ngrihet aktakuzë.
Dyshohet se udhëheqësi i Shtabit operativ gjatë ngjarjeve të 27 prillit Mitko Çavkov, i cili atëherë ishte edhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike gjatë dhunës të ketë qenë vetëm disa qindra metra larg Parlamentit dhe është lokalizuar përmes celularit. Ministri i atëhershëm i Brendshëm Agim Nuhiu deklaroi se atë mbrëmje në çastet kritike, Çavkovi ka qenë i pakapshëm për të, madje nuk ka funksionuar as tetra-sistemi i cili incizon komunikimin e njësive në drejtoritë kryesore të MPB-së gjatë situatave të jashtëzakonshme.
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...