Gjykata Themelore-Strumicë ka shqiptuar dënime me nga 3 mijë euro dhjetë qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar kufizimin e lëvizjes, ka njoftuar Marieta Dukiq, zëdhënëse e Gjykatës.
“Prokuroria Themelore Publike-Strumicë ka propozuar 13 akuza për mosrespektim të rekomandimeve gjatë kohës së epidemisë, që është e dënueshme në bazë të Nenit 206 Alineja 1 nga Ligji Penal. Gjykata ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe 13 qytetareve të Strumicës u është shqiptuar dënimi në vlerë prej 3 mijë euro për secilin prej tyre”, deklaroi Marieta Dukiq, zëdhënëse e gjykatës./alsat
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...