Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda, ndërsa shtatë persona të tjerë kanë kaluar me lëndime të lehta në shtatë fatkeqësi komunikacioni nga gjithsej 10 që ndodhën gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e qytetit të Shkupit.
Në tre fatkeqësi është shkaktuar vetëm dëm material.
Nga komunikacioni, sipas të dhënave nga SPB Shkup, policia ka përjashtuar një vozitës i cili ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 21 vozitës para se të pajisen me patent shofer, katër vozitës fillestarë, pesë automjete të cilat kanë qenë në gjendje jo të mirë teknike, një automjet për mbingarkesë dhe 21 automjete të paregjistruara.
Për parkim të parregullt janë dënuar 99 vozitës, ndërsa me automjetin e posaçëm janë marrë 66 automjete.
Katër këmbësorë janë dënuar për kalimin e rrugës jashtë vendkalimit për këmbësorë, dy vozitës për kalim në dritë të kuqe në udhëkryq, një vozitës për mosdhënie të përparësisë këmbësorëve dhe shtatë vozitës për tejkalim të parregullt./Telegrafi/
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg