Qyteti i Shkupit, Ndërmarrjet Publike dhe ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve në Shkup sot dhe nesër në terren kryejnë aksion të madh për dezinfektimin dhe larjen e rrugëve dhe hapësirave publike në të gjitha komunat e Shkupit.
Me cisterna dezinfektues special përdoren për të larë rrugët e qytetit në të gjitha komunat, si dhe për të pastruar dhe larë shtigjet e këmbësorëve dhe biçikletave, si dhe ndalesat e autobusëve.
Ky aksion madhor do të përfshijë brigjet e lumit Vardar, të gjitha parqet kryesore (të Qytetit, Zhena Borec, Ibni Pajko, Maqedonia, Çair, Gjorce Petrov dhe Rajskiot Park, Park-malet Vodno, Gazi Baba, Saraj dhe Kalaja e Shkupit.
Aktivitetet për pastrimin dhe dezinfektimin e hapësirave publike në qytet kanë për qëllim ngritjen e nivelit të higjienës publike dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga përhapja e coronavirusit
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin