Prokuroria Publike sot ka ngritur procedurë hetimore ndaj 7 personave lidhur me aksidentin fatal në Llaskarcë të Shkupit, ku nga aksidentimi i autobusit të kompanisë “Durmo Turs” humbën jetën 15 udhëtarë dhe 38 u plagosën. Mes të dyshuarve janë ndaluar pronari dhe shoferi i autobusit.
Sipas prokurorit të çështjes, Sasho Rajçev, në ditën e aksidentit më 13 shkurt shoferi ka drejtuar autobusin me shpejtësinë e palejuar prej 99 km/h, përcjellë INA.
“Për shkak të shpejtësisë së palejuar, shoferi ka humbur kontrollin ndaj autobusit, duke kaluar në korsinë tjetër dhe në fund ka fluturuar nga rruga. Ai nuk ka mundur ta ndalë autobusin për shkak të problemeve teknike, gjegjësisht frenave, që kanë funksionuar pjesërisht”, theksoi Rajçev. Sipas tij, autobusi nuk ka guxuar të lëviz me atë shpejtësi dhe se shpejtësia maksimale duhej të ishte deri në 80km/h.
Prokuroria ka zbuluar manipulime me tahografin e autobusit, pasi që ai ishte kurdisur që të tregojë shpejtësi më të vogël. Për të gjithë të ndaluarit sot, Prokuroria kërkon masë paraburgimi.
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...