Policia i ka gjetur të miturat shëndosh e mirë dhe tani ato janë kthyer tek prindërit e tyre. Në ndërkohë, policia heton edhe zhdukjen e dy vajzave të tjera nga Tetova vikendin e kaluar, transmeton Express.
“Pas masave të ndërmarra, tre vajzat e mitura nga Shkupi policia i ka gjetur në lagjen Autokomandë në Shkup në të cilën kanë qenë për vizitë tek një shoqe e tyre e përbashkët, ndërsa për zhdukjen dy vajzave të tjera nga Tetova policia ende punon për gjetjen e tyre”, deklaroi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski.
Javën e kaluar janë zhdukur gjithsej pesë vajza në Shkup dhe Tetovë, prej të cilave katër të mitura dhe një e rritur. Nga MPB informojnë se gjatë muajit të kaluar ka pasur raste ku një vajzë e mitur që ka qenë nën përkujdesjen e shtëpisë së përkujdesjes të fëmijëve në Shkup “Ranka Milanoviq” disa herë është larguar dhe me ndihmën e policisë sërish është kthyer në këtë institucion.
Në ndërkohë policia akoma heton edhe zhdukjen e dy motrave nga Tetova që kanë braktisur shtëpinë para dy muajve./Express/
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...