Detaje për vrasjen në Shkup

06:54 | 13 Maj 2021
arbresh.info

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 bëjnë të ditur se në parkingun në kryqëzimin e Bulevardit “Bosnja dhe Hercegovina” dhe “Hristijan Todorovski Karposh” nga një makinë është gjuajtur me armë në drejtim të një makine “Golf”.

“Në SPB-Shkup rreth orës 22:00 është lajmëruar se në parkingun te kryqëzimi i Bulevardit “Bosnja dhe Hercegovina” dhe “Hristijan Todorovski Karposh” nga një makinë është gjuajtur me armë në drejtim të makinës “Golf” në të cilën kanë qenë dy persona, pas të cilët u dërguan në Klinikën “Nënë Tereza” për ofrimin e ndihmës mjekësore. Një person nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët, ndërsa një person tjetër është i plagosur rëndë. Ekipet janë në terren dhe po punojnë për zbardhjen e rastit” thonë nga MPB.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme